Në kërkim të ADN-së së Da Vinçit për rindërtimin e profilit gjenetik, analizohen pikturat

Pas rindërtimit të pemës familjare të Leonardo Da Vinçit dhe zbulimit të 41 pasardhësve të tij ende gjallë, shkencëtarët janë vënë nëkërkim të gjurmëve biologjike për të siguruar profilin gjenetik të atij që cilësohet si gjeniu i Rilindjes. Ekspertët e “Projektit Leonardo” janë një konsorcium i ekspertëve të gjenetikës, antropologjisë dhe historisë nga Italia, Franca, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Spanja që kërkon të vërtetën për Da Vinçin.

Ata po kërkojnë ADN-në nëpër varre dhe pikturat e mjeshtrit për ta krahasuar me atë të të afërmve.

Studiuesit janë duke punuar për të përcaktuar pamjen fizike në 500 vjetorin e vdekjes së tij.

“Gjatë tre viteve të ardhshme ne do të përdorim teknika të reja molekulare dhe gjenetike që do të kombinohen me dijeninë e antropologjisë dhe historisë për të arritur përparime të reja për Leonardo da Vincin”, tha Jesse Ausubel, njëri nga drejtuesit e fondacionit që drejton studimin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU