Në kërkim për vrasjen e ruses, kapet në Tiranë 22-vjeçari nga Mali i Zi

Një 22-vjeçar malazez është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për vrasje.

Në pranga ka rënë shtetasi Arsenije Stanoviç, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së një shtetaseje ruse.

Sipas uniformave blu, i riu kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri, ndërsa pas arrestimit është bërë deportimi i tij drejt Malit të Zi.

Njoftimi i policisë:

Bie në rrjetën e bashkëpunimit ndërkombëtar një shtetas malazez i dyshuar për vrasje.

Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

Shtetasi A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij. Shtetasi A.S., dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi.

Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU