Ndryshimet në qeveri, Zaev takohet me Ahmetin

Partnerët e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut kanë filluar takimet dypalëshe, për riformatimin e paralajmëruar të kabinetit qeveritar. Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti pasdite realizuan një takim në ndërtesën e Qeverisë në Shkup, por nuk u prononcuan për mediat. Në një komunikatë të shkurtër pas takimit thuhet se kanë filluar bisedimet për detektimin e disa dobësive të një pjese të funksionarëve të pushtetit ekzekutiv.

Më tej në komunikatë thuhet se do të vazhdojnë konsultimet në dy partitë politike, me qëllim që, siç thuhet, të sigurohen zgjidhje për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve për rezultate më të mira në planin ekonomik dhe plotësimit të kërkesave të qytetarëve. Derisa nga LSDM-ja paralajmërojnë ndryshime kadrovike, partneri i koalicionit BDI-ja zotohet për veting. Kjo të paktën mund të vërrehet gjatë një takimi mes liderit të integristëve Ali Ahmetit me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan për Evropën Pol Makartni.

Siç thuhet, në këtë takim Ahmeti ka theksuar nevojën për “Vetting”, si formë të kontrollit të bartësve të funksioneve publike që të kontribuohet në sundimin e së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Një iniciativë të këtillë, ditë më parë, parashtroi edhe deputeti i BDI-së Artan Grubi.

Por, opinioni i ekspertëve vlerëson se “Vettingu” është një proces voluminoz që kërkon një periudhë të gjatë kohore që do të tejkalonte mandatin e kësaj qeverie. Por edhe nëse ndodh “Vetingu” opinioni i ekspertëve është i mendimit se ai nuk duhet ti përjashtojë ndryshimet e menjëhershme kadrovike për shkak të punës më efikase të institucioneve.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU