Ndërron jetë Dhimitër Ligori, karikaturisti i njohur i “Hostenit”

I konsideruar si i fundmi i plejadës së hostenit, karikaturisti Dhimitër Ligori, u shua të enjten. Punët e tij kanë fituar çmime brenda dhe jashtë vendit.

I ardhur nga një familje zanatçinjsh, ata vendosën që djali i tyre të kishte formim artistik.

Ai filloi bashkëpunimin me revistën Hosteni, në vitin 1949, fillimisht si bashkëpunëtor i jashtëm. Karikatura e tij është dalluar për elementët e veçantë piktoresk. Ai kombinoi pikturën e kavaletiti me karikaturën grafike.

Specifika e tij ishin temat ndërkombëtare. Me personale ishte kapitalizmi dhe aspektet e tij. Publiku e ka pëlqyer karikaturën e tij kryesisht për shkak të elementëve figurative. Pra ajo perceptohej jo vetëm për shkak të përmbajtjes, por edhe si një vepër arti.

Sot karikatura nuk është në ditët e saj më të mira, por në historinë e zhvillimit të këtij arti Dhimitër Ligori do të konsiderohet si një ndër baballarët e karikaturës.

Ai, së bashku me Poriklon Kotinin, Zef Bumcin, Ilir Pojanin, Agim Sulën etj kanë gjetur shumë zgjidhje me humor në revistën Hosteni, të cilat do të ngelen si shenjë e identitetit shqiptar të atyre viteve.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU