Nano: Metës i hanë duart të shkojë te opozita, edhe po nuk e shkarkuan do dorëhiqet

Analisti Mustafa Nano ka dhënën versionin e tij lidhur me krizën politike në vend, ku vendimi i presidentit Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet e ka thelluar edhe më shumë.

Teksa mazhoranca ka kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit, Nano shprehet se nëse kjo nuk ndodh, Meta do e japë vetë dorëheqjen.

Sipas analistit Metës po i hanë duart të bëjë atë që di më mirë.

Ilir Metës do i shkonte ta shkarkonte, po i hanë duart të shkojë andej ku është opozita.

I hanë aq shumë duart, sa edhe nëse nuk e shkarkojnë ka për të dhënë dorëheqjen vetë.

Kam përshtypjen se nëse ndarja do bëhet më e madhe mes opozitës dhe qeverise ai nuk do rrijë më aty”, deklaroi Nano.

Ndërkohë, ditën e djeshme presidenti Meta dha këtë deklaratë përpara gazetarëve: “Unë jam vetëofruar për ta lënë postin tim, gjithmonë i gatshëm që kjo të bëhet në emër të zgjidhjes së krizës.

Nuk e kuptoj, ju intereson zgjidhja e krizës, apo shkarkimi i Presidentit?

Nëse ju intereson shkarkimi i Presidentit, kjo është shumë e lehtë, zgjidhim krizën, ikën edhe Presidenti”.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU