Muriqan, kapen 93 steka cigare pa pullë fiskale

Strukturat doganore të Degës Doganore Shkodër, bllokuan në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit gjatë një kontrolli në vijë të dytë të një mjeti autobus, i cili po udhëtonte nga Kosova me destinacion Gjermaninë janë konstatuar 93 steka cigare pa pullë.

Kontrolli është i përbashkët i Doganës me Policinë kanë ndaluar shtetasin italian me inicialet K.M. i cili dispononte këtë sasi cigaresh.

Personi në fjalë është ndaluar nga ana e forcave të policisë i cili do të merret në pyetje nga strukturat e Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Policisë, Shkodër.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU