Mungon një nga gjyqtarët, shtyhet gjyqi ndaj Emiliano Shullazit

Është shtyrë për të disatën herë gjyqi ndaj Emiliano Shullazit dhe bandës së tij.

Vendim për shtyrjen e gjyqit ditën e sotme erdhi pas mungesës së një prej gjyqtarëve, ndërsa është vendosur që seanca e radhës të mbahet ditën e enjte.

Por, ajo që ra në sy ditën e sotme ishte prania e Shullazit në seancë, pas mungesës për një kohë të gjatë për shkak të një operacioni që ka kryer.

Ndërsa, nga fotoja e tij në sallën e gjyqit duket se ai ka ndryshuar shumë, që kur u arrestua para dy vitesh.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i akuzon ata për kanosje për shkak të detyrës kundër Dhori Kules dhe Mynyr Konit, gjobëvënie në tre episode, ndërkohë që Emiliano Shullazi shikohet nga akuza si njeriu që formoi grupin dhe ndau rolet në atë që Krimet e Rënda e konsiderojnë si grup kriminal.

c.a

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU