Marrëdhëniet mes Mourinhos e Pogbas nuk janë më të njëjta. Francezi nuk ishte i pranishëm në sfidën kundër Huddersfield dhe Mourinho ka zbuluar se kjo ndodhi pasi i kumtoi lajmin francezit një ditë më parë se nuk është në formacionin startues.
Paul Pogba ka munguar në fitoren e Djajve të Kuq në FA Cup kundër Huddersfield dhe Jose Mourinho ka reaguar ashpër, duke thumbuar francezin, ani pse ditë më parë tha se marrëdhëniet mes tij dhe Pogbas janë të mira dhe se gjithçka që po raportohet është gënjeshtër.
“Të premten, ai po punonte normalisht me ne, e përgatitëm ndeshjen dhe u treguam 11’shen startuese, ai nuk ishte i përfshirë. Të shtunën në mëngjes, doktorët më thanë se ai nuk mund të udhëtojë. Nuk e di se çfarë ka ndodh me të dhe sinqerisht nuk po më intereson”, tha Mourinho pas ndeshjes me Huddersfield. Gazeta Express