Çmënduri turke/ Motoçiklisti Kenan Sofuoglu kalon urën me shpejtësi 400 km/h

Motoçiklisti turk Kenan Sofuoglu ka arritur shpejtësinë prej 400 kilometrash në orë në vozitjen e realizuar në Urën Osmangazi, e cila përbën shtyllën më të madhe të Projektit të Autostradës Gebze-Orhangazi-Izmir dhe e cila u hap me ceremoni, raporton Anadolu Agency.

Kenan, sportisti i Red Bull i cili bëri kalim në urë para hapjes së saj me leje të veçantë, me shpejtësinë prej 400 kilometrash në orë u bë personi që ka arritur shpejtësinë më të madhe me motoçikletën e modelit Kaëasaki H2R.

Kenan pati sukses që në orët e hershme të ditës kur kushtet atmosferike ishin të përshtatshme të arrijë shpejtësinë prej 400 kilometrave në orë me motoçikletën e modelit Kaëasaki H2R gjatë kalimit të urës Osmangazi. Shpejtësia e arritur nga Kenan, nga ekipi i Kaëasakit që garon në Kampionatin Botëror të Supersportit u miratua si shpejtësia më e madhe e arritur me motoçikletën H2R.

Kenan bëri të ditur se kur vitin e kaluar e kishte kërkuar këtë motoçikletë, nga ekipi i Kaëasakit kishin thënë se shpejtësia më e madhe është 380 kilometra në orë.

Duke rrëfyer se ka bërë ndryshime të vogla pa e modifikuar biçikletën dhe duke i ruajtur cilësimet origjinale, Kenan u shpreh:

“Në tentativën e fundit arriti deri në 390 kilometra në orë, ndërsa sot e kalova këtë dhe arrita në 400 kilometra në orë. Kisha planifikuar që këtë tentativë ta realizoj gjatë hapjes, por ja që u desht që ta shfrytëzojmë momentin e kushteve më të mira atmosferike, për këtë arsye tentativa u realizua në orën 05:00.

E falënderoj fillimisht presidentin e shtetit, ministrin e Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit Ahmet Arslan dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Komunikacionit Rrugor Ismail Kartal që ma dhanë këtë mundësi. Gjithashtu i falënderoj të gjithë punëtorët që punuan në ndërtimin e urës dhe të gjithë inxhinierët të cilët dhanë ndihmë që unë ta thyej rekordin.”

Ndërkaq, duke e shprehur mendimin se nuk do të ketë kalim më të shpejt se ky në këtë urë në të ardhmen, Kenan vlerësoi se “Në garat e kampionatit botëror, shpejtësia më e madhe që e arrijmë është 300 kilometra në urë.

400 kilometra në orë është shpejtësi shumë e madhe. Për këtë arsye, arritja e kësaj shpejtësie ishte ëndërr. Jam falënderues që e realizova ëndrrën. Po e vazhdoj udhëheqjen në kampionatin botëror, ndërsa ëndrra ime e mëtutjeshme është kampionati i pestë botëror.”, referon Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU