• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Mos jepni lekë për PPP”, Banka Botërore – Bashës: Bankat vendosin vetë për investimet

by A R
08/10/2019 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë edhe Banka Botërore pozicionohet kundër letrës që kryetari i PD-së Lulzim Basha u dërgoi bankave pak ditë më parë duke u kërkuar që të mos financojnë PPP-të, pasi kur të vijë në pushtet do t’i anulojë.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Maryam Salim gjatë një konference për mediat në Tiranë e pyetur mbi këtë cështje u përgjigj duke thënë se PPP-të nuk janë një gjë e keqe dhe se u takon bankave të vendosin vetë se ku duhet të financojnë. Ajo theksoi se jo të gjithë i realizojnë projektet vetë, por kërkoi më shumë transparencë për kontratat e PPP-ve që firmosen.

“PPP nuk janë një gjë e keqe se asnjë vend nuk i përmbush të gjitha nevojat infrastrukturore vetë, çështja është si i menaxhoni, transparenca, përfitimet dhe përparësitë. Ajo ku duhet të investojnë apo jo bankat, ua lë atyre, se cdo bankë kur vendos shikon se cfarë ka kuptim për ata. Kemi një sektor mjaft të gjallë në Shqipëri. Nuk duhet të themi që nuk duhet të ketë PPP, por ti bëjmë ato më transparente” tha ajo.  Ndërsa përfaqësuesja për Shqipërinë, Hilda Shijaku u shpreh se “Ndryshimet në ligjin e koncesioneve janë pozitive. Po punojmë për hartimin e një raporti për kontratat koncesionare, për të parë kostot dhe ndikimin që kanë në ekonomi“.

Bana Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe shkak për këtë është bërë sektori energjetik, por edhe kriza politike. Fillimisht u parashikua në nivelin e 3.7% rritja ekonomike, më pas u ul në 3.5% tani ka rishikim të rritjes ekonomike në 2.9%. “Paqëndrueshmëritë politike shkaktojnë pasiguri në zhvillimin e biznesit. Ka patur ngadalësim të konsolidimit fiskal, vazhdoni reformat për konsolidim. Shqipëria është e dyta në rajon për borxhin më të lartë publik. Vendi duhet të nxis eksportet dhe duhet të zbatojë reformat strukturore” tha përfaqësuesja e Bankës Botërore, ndërsa theksoi se Kosova është e para në rajon. “Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike“.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore komentoi edhe aksionin anti informalitet dhe fiskalizimin. “Informaliteti dhe baza e ulët e tatimpaguesve është shkak për nivelin e ulët të të ardhurave. Duhet zgjeruar baza e tatimpagusve. Nëse fiskalizimi rrit kontrollet mbi tatimpaguesit dhe transaksionet atëherë është nismë pozitive”. Por për korporatën e Investimeve cfarë mendon Banka Botërore?

“Kur bëhet fjalë për investimet e Korporatës kemi një sërë shqetësimesh që ia kemi komunikuar qeverisë në draftin e parë, e dimë që BE-ja ka rishikuar draftin e fundit dhe është e kënaqur, ne jemi duke e parë, pasi ta shikojmë do të japim komente. Do të mbështesim qeverinë për një sërë cështjesh” përfundoi ajo.

/a.r

Next Post
Apeli lë në burg oficerin e Portit të Durrësit, pritësin e 137 kg kokainë nga Ekuadori

Apeli lë në burg oficerin e Portit të Durrësit, pritësin e 137 kg kokainë nga Ekuadori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In