• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mos e pengoni Shqipërinë”, kryeministri grek sfidon Macron: Mbase edhe ne nuk ishim gati në 1979

by Java News
03/12/2019 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri grek Kiriakos Micotaqis sfidon presidentin francez Emmanuel Macron në lidhje me përpjekjen e këtij të fundit për të bllokuar zgjerimin e BE.

Ne intervistën e dhënë për Financial Times kreu i qeverisë i kujton shefit te Elizese se presidenca franceze dikur u tregua e guximshme për çeljen e negociatave të Greqisë pasi kishte rëndësi gjeostrategjike.

“Unë i referohem historisë së Greqisë. Në vitin 1979 Greqia përfundoi negociatat për t’u bërë anëtare e Komunitetit Ekonomik Europian, sepse presidenti francez, në atë kohë, mori një vendim të guximshëm, duke parë kontekstin dhe rëndësinë e madhe gjeopolitike, që Greqia duhej t’i përkiste Evropës për të kapërcyer traumën e junta-s. A ishte Greqia gati të bashkohej në atë kohë? Kush e di?! Dhe sigurisht që procesi ishte shumë i ndryshëm në atë kohë. Por ishte një vendim gjeopolitik, ishte një vendim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit”, thotë kryeministri grek.

Duke marrë shkas nga historia e anëtarësimit në BE të vendit të tij, Micotaqis i bën apel Macron të ndjekë gjurmët e paraardhësve të tij.

“Nëse shikojmë kontekstin e madh gjeopolitik, është shumë e qartë se rruga evropiane duhet të mbahet e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me kusht që të plotësojnë kërkesat. Ky nuk është një proces automatik, përndryshe kjo zbrazëti do të mbushet. Shpresoj që ky gabim do të korrigjohet. Unë u shqetësova dhe do të vazhdoj të shqetësohem. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se vendimi i marrë në Këshillin Evropian duhet të rishikohet në vitin 2020”, u shpreh Micotaqis.

Kryeministri i Greqisë kritikoi fort qëndrimin e presidentit francez Macron ne lidhje me Bashkimin Europian.

“Edhe Greqia ndoshta nuk ishte gati kur u hapen negociatat”, tha ai. /e.s/

Next Post
“Kjo që ndodhi është e pafalshme”/ Inxhinieri: Mungon disiplina inxhinierike, s’kemi një protokoll. Para ’90 kishte disiplinë

"Kjo që ndodhi është e pafalshme"/ Inxhinieri: Mungon disiplina inxhinierike, s'kemi një protokoll. Para '90 kishte disiplinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In