Tre persona që përdornin një helikopter për të trafikuar drogë me vlerë 12 milionë paund në Britaninë e Madhe janë dënuar me 52 vite burg pasi arrestimit dramatik.
Treshja dërgoi në Londër 43 kg kokainë dhe 60 kg heroinë duke përdorur për transportin e saj nga Belgjika një helikopter të vogël për t’i shpëtuar kontrollit në kufi.
Policia britanike pasi arrestoi pilotin holandez, Niels Wartenbergh, 28 vjeç dhe pasagjerin Ricardo Vorstenbosch ndoqi më pas bosin e drogës Joseph Peel.
/panorama/a.k