Mjeshtri i Origamit (FOTO)

Artisti amerikan, Brian Chan, ka bërë emër në botë duke krijuar skulptura të mahnitshme origami nga letra. Deri më tash ai ka krijuar me qindra skulptura të tilla – që nga njerëzit, deri te insektet apo dhe shtazët e xhunglës.

Fillimisht, Chan kishte kopjuar artistët tjerë të kësaj fushe, por, me kalimin e viteve, ai kishte ndërtuar stilin vetjak – duke u bërë një prej artistëve më të shquar të këtij llojit të artit, me origjinë japoneze.

“Gjatë fëmijërisë, prindërit me blinin shumë libra origami, që ngërthenin modele nga ato më të thjeshta deri të ato më të përbëra. Aty dhe filloi inspirimi për të perfeksionuar këtë lloj të artit”, ka thënë Chan.

Disa nga punimet e zgjedhura të Chanit mund t’i shikoni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim./NGJYRA.COM/a.k

Brian Chan002Brian Chan003Brian Chan004Brian Chan005Brian Chan006Brian Chan020Brian Chan019Brian Chan018Brian Chan017Brian Chan016Brian Chan015Brian Chan014Brian Chan007Brian Chan008Brian Chan009Brian Chan011Brian Chan012Brian Chan013

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU