Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti Ilir Meta ka dekoruar bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes.
Ai i ka dorëzuar Kolonelit Golan Vach ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’ duke vënë në dukje se ky vlerësim iu shkon ushtarakëve izraelitë: ‘Për vullnetarizmin dhe gatishmërinë e menjëhershme, profesionalizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të viktimave, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019’.
Mirëpo ajo që vihet re në fotot që kreu i shtetit ka publikuar në rrjetet sociale është fshehja e portretit të njërit prej ushtarakëve, të cili në ndryshim nga të tjerët nuk i dallohet portreti.
Kjo është hera e parë që një institucion i lartë shtetëror si Presidenca, fshin fytyrën e dikujt nga fotoja zyrtare.