Ministri serb: Mos luani me zjarrin, Shqipëria e madhe nuk krijohet në tokën serbe

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, në një intervistë për agjencinë e lajmeve ruse Tass thotë se ai që mendon të zgjidhë çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan duhet të zgjidhë edhe çështjen serbe. Ai i bën thirrje të gjithë botës të mos luajnë me zjarrin duke krijuar një Shqipëri të madhe në tokën serbe.

“Nëse dikush dëshiron të zgjidhë çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan, ata duhet të zgjidhin edhe çështjen serbe. Ne nuk mund t’i japim shqiptarëve diçka pa i dhënë të njëjtën gjë edhe serbëve. Prandaj gjej rastin të paralajmëroj të gjithë botën: Mos luani me zjarrin! Mos krijoni një Shqipëri të madhe në tokën serbe. Një kërcënim i madh për Ballkanin aktualisht është krijimi i një Shqipërie të Madhe.

Kjo është një përpjekje për t’u përhapur në territoret e shteteve të tjera, duke nisur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, territori i Kosovës dhe Metohisë dhe një pjesë të Serbisë qendrore. I vetmi vend që e kundërshton këtë është Serbia”, deklaroi ministri serb i mbrojtjes./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU