Ministri Lleshaj: Isha në Policinë e Shtetit ditën e protestës, e nuk ia lejoj vetes idiotësinë që…

Sandër Lleshaj u shpreh në studion e Top Show se gjatë protestës të së shtunës ka qenë në Policinë e Shtetit, por mohoi të ketë pasur rol në drejtimin e operacionit policor.

“Kam qenë në Policinë e Shtetit. Detyra ime është të jem aty në ditë normale, por sidomos në ditë anormale.

Por, nuk kam qenë në drejtim të operacionit, pasi në sallën e drejtimit kanë qenë sy ndërkombëtarë dhe unë nuk ia lejoja dot vetes idiotësinë të futem në një sallë ku nuk kam rol dhe ku ka njerëz prezentë që vëzhgojnë sjelljen tonë”, theksoi ministri i Brendshëm.

Top Channel

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU