Ministri i Jashtëm serb Daçiç i shpëton sulmit terrorist: Mezi mbijetuam

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i ka shpëtuar fatmirësisht një sulmi terrorist në Somali. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai, ku theksoi se i shpëtoi mirë sulmit. “Ne (këtu në Somali) mezi mbijetuam . Një makinë bombë ishte përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”, tha Daçiç.

Të paktën nëntë persona rezultojnë të kenë kanë humbur jetën sot, përfshirë këtu ish-ministrin e Jashtëm të Somalisë pas sulmit terrorist të ekstremistëve islamikë, të cilët aktivizuan një bombë pranë pallatit presidencial në Mogadishu, tha policia./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU