“Milan-i as që e llogarit Juventus-in në botë. Milan-i është një skuadër e nivelit botëror, sepse ka fituar shtatë Champions League, Juventus është një skuadër italiane, sepse fiton shumë kampionate. Më pas, i duhen bërë urime, sepse kanë qenë të zotët”.
Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga presidenti i Milan-it, Paolo Scaroni, gjatë një evenimenti të zhvilluar në Rimini. “Çfarë nuk shkon me Milan-in? Jua shpjegoj menjëherë: Milan-i arkëton 200 milionë euro, Real Madrid 700. Do të thotë se Real-i mund të blejë lojtarë më të mirë dhe t’i paguajë më shumë”.
“Si mund t’i rrisim të ardhurat deri në 1 miliard? Kemi dy male për të ngjitur njëkohësisht: i pari është ai që ka lidhje me rezultatet sportive, nëse i humb të gjitha ndeshje nuk mund të shkosh askund; i dyti ka lidhje me rezultatet ekonomike”.
“Duhet të kesh një stadium të ri, duhet të gjesh sponsorë të rinj, duhet të shesësh të drejtat televizive sa më shumë të jetë e mundur, duhet të kërkosh fansat nëpër botë dhe t’i bindësh të blejnë produktin që ofron në mënyrë që të ardhurat të rriten”, ka thënë Scaroni.
g.kosovari