“Meta u mësua keq! Vend e pa vend, protagonist!”

Pas vendimit të marrë nga Konferenca e Kryetarëve dy ditë më parë, Kuvendi ka nisur mocionin me debat mbi vendimin e Presidentit.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se kjo situatë e krijuar nga Ilir Meta është një ‘dhimbje koke’ jo e vogël.

“Ilir Meta është mësuar keq. Vend e pa vend protagonist. Po cili është interesi im që këmbëngul në zgjedhje? Nesër mund të themi edhe ne se nuk duam zgjedhje se kemi informacione për një sulm bërthamor. Mirëpo shtetet demokratike kanë kushtetuta dhe ligje” – tha Rama në Kuvend.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU