Meta takim me Idrizin pak para tryezës me Ramën për koalicionin

Sot në orën 10:00 është planifikuar një takim mes krerëve të koalicionit të majtë Edi Rama dhe Ilir Meta.

Sipas të gjitha informacioneve ky takim pritet të jetë vendimtar në lidhje me të ardhmen e koalicionit në kuadër të zgjedhjeve të 18 qershorit.

Ndërsa pak para takimit me Ramën kryetari i LSI-së, Meta është ulur për një bashkëbisedim me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Sipas burimeve, gjatë takimit është diskutuar për situatën politike dhe tejkalimin e ngërçit./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU