Meta anuloi zgjedhjet, Idajet Beqiri kërkon çregjistrimin e partisë

Partia e Unitetit Kombëtar kërkon çregjistrimin në KQZ nga zgjedhjet për pushtetitn vendor te 30 qershorit.

Kërkesa e dorëzuar sot në KQZ, mban firmën e drejtuesit të kësaj partie, avokatit Idajet Beqiri, ndërsa vendimi pason dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Kërkesa e “Unitetit Kombëtar” pritet të diskutohet sot në mbledhjen e parlajmëruar në 13:00 të KQZ, anëtarët e së cilës vijojnë normalisht punën, pavarësisht dekretit të kreut të shtetit.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU