Mësoni cili është profesioni më i kërkuar në botë

Teknologjia është sikur arti. Është zhvillim i imagjinatës njerëzore i zbatuar në praktikë. Teknologjia na lidh. Teknologjia na bashkon në një platformë. Teknologjia na jep forcë. Në një ekonomi të bazuar në dijeni, zhvillimi softuerik është njëri ndër elementet kyçe integruese që ndërlidh funksionimin e mirëfilltë të makinerive, interaktivitetit ndërnjerëzor dhe intelegjencës artificiale. E kjo ekonomi është duke u zhvilluar me hapa gjigant.

A e dini se në rang global nga zhvillimi i IT-së qarkullojnë si përfitime më shumë se 3.5 miliardë euro në vit, për shërbimet e ofruara. Fusha e teknologjisë ka rreth 18 përqind përmirësime të përvitshme në ofrimin e shërbimeve. Pothuajse çdo vit hapen rreth 250 mijë vende të reja të punës në fushën e zhvillimit të teknologjisë si në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve e po ashtu edhe në zhvillimin e aplikaconeve mobile.

Deri në vitin 2019 pritet që ky drejtim të ketë një rritje prej 14 përqind. Ndërsa tregu global softuerik ka rritje prej 533 miliardë eurosh. Thënë shkurt, teknologjia po e shndërron botën në një ambient tjetër jetësor.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU