Merkel fton në Berlin ‘presidentin komedian’ të Ukrainës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës, Volodymyr Zelenski.

Duke e ftuar në Berlin për një vizitë zyrtare, Merkel i tha presidentit ukrainas se “vota popullore i jep një mandat të fuqishëm”.

Kancelarja, që kishte takuar kohët e fundit presidentin në ikje, Petro Poroshenko, theksoi se “do mbështesë aktivisht reformimin e Ukrainës dhe të drejtën e vendit për integritet territorial”.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU