Ecuria jo e mirë, marrëdhënia me lojtarët dhe zgjedhjet e çuditshme duket se do i kushtojnë vendin e punë trajnerit të Mançester Junajtid.
Të paktën këtë bën me dije e përditshmja britanike, “Daily Mirror” e cila e quan pothuajse të sigurt këtë fakt. Sipas britanikes Murinjo do të shkarkohet nga stoli i “djajve të kuq” dhe në këtë pikë nuk do të ketë pjesë pas.
Gjithashtu britanikja “Daily Mirror” shkon edhe më tej ku flet për zëvendësuesin e Murinjo. Sipas tyre pritet që të jetë Zinedin Zidane ai që do të marrë drejtimin e pankinës së Mançester Junajtid dhe derisa ai të zyrtarizohet, rolin e trajnerit të përkohshëm do ta mbajë Majkëll Kerrik. Për shkarkimin e tij para afatit të përfundimit të kontratës, Murinjo do të marrë edhe 20 milione euro dëmshpërblim.