Vijon protesta e banorëve të Astirit. Në këto momente protestuesit janë nisur në këmbë drejt ish sheshit Shqiponja.
Duke hedhur kapsolla dhe tymuese në rrugë protestuesit kanë bllokuar vetëm njërin aks të rrugës nga Astiri në drejtim të ish sheshit Shqiponja.
Banorët kanë paralajmëruar protestë pa afat. Kjo është dita e 15-të e protestës së tyre, ndërsa kanë marrë njoftimin nga ARRSH se ditën e nesërme do të fillojë prishja e banesave.
Ndërkaq, banorët të cilët kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut duket se nuk do të ndalen me protestat e tyre.
a.ç