McCain në Tiranë / Senatori u takua edhe me lideren e opozitës iraniane

Senatori amerikan John  McCain u takua me lideren e opozitës iraniane e muxhahedinëve  Maryam Rajavi  gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar në 14 prill.

Takimi i McCain njëkohësisht Kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, me Maryam Rajavi e cila është presidente e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit u publikua dje në Twitter.

Maryam Rajavi  prej rreth 2 muajsh ka vizituar Shqipërinë ndërsa gjatë takimit me McCain diskutoi për zhvillimet e fundit në Iran dhe rolin që luan në Lindjen e Mesme.

Senatori amerikan përgëzoi transferimin në Tiranë të muxhahedinëve sipas marrëveshjes Shqipëri – SHBA ndërsa mori pjesë një një mbledhje të tyre.

Gjatë takimit Maryam Rajavi deklaroi se “Fashizmi fetar që po sundon në Iran është burimi kryesor i luftës e terrorizmit”, ndërsa sipas senatorit McCain “Regjimi i Bashar al Assad në Siri dhe ISIS janë të ndërlidhura bashkë”, duke theksuar nevojën për heqjen e Assad nga pushteti.

Senatori amerikan gjatë vizitës në Tiranë u takua edhe me krerët e shtetit, Presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha ndërsa gjatë mbërritjes së aeroport u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. /tema/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU