McCain në Kuvendin e Kosovës lavdëron luftën kundër terrorizmit dhe idenë e FSK

Senatori amerikan John McCain ka treguar qëllimin e vizitës së tij në Kosovë dhe kërkoi falje për shkak të kohës së shkurtër që ka në dispozicion sepse pas Kosovës ai do të qëndrojë edhe në vende te tjera.

Duke u drejtuar Kuvendit të Kosovës, McCain rikujtoi punën e tij që në vitet ’90 kishte bërë me senatorin e atëhershëm të SHBA-së, Joe Biden për të shpëtuar popullatën shqiptare nga gjakderdhja, por edhe për të punuar për pavarësimin e saj.

Ai ka folur edhe për ndërhyrjen ushtarake dhe luftën e zhvilluar për pavarësimin e vendit. Në vazhdimin e fjalimit të tij, McCain ka thënë se është shumë e rëndësishme integrimi i serbëve të Kosovës në institucioneve të vendit si dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Koha.net.

“Për këtë normalizim kam biseduar edhe dje në Beograd”, ka thënë McCain.Në vazhdim, McCain ka vlerësuar lart luftën e Kosovës kundër terrorizmit ekstrem e të dhunshëm islamik, duke thënë se i vjen keq që Kosova nuk ka marrë meritat që i ka në këtë luftë të këmbëngultë të saj.

Ai ka dhënë shifra për të arrestuarit si të dyshimtë për pjesëmarrje në luftën e ISIS-it.McCain ai ka përkujtuar edhe zhvillimet në vend, duke përmendur edhe punën që e pret Kosovën drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian dhe për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se për liberalizimin e vizave është i nevojshëm ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Këtë e kërkoj nga ky Kuvend”, ka thënë McCain.

Senatori amerikan ka folur edhe për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, transmeton Koha.net. “Si kryesues i komisionit të Senatit për Forca të Armatosura, ju siguroj se do të bëj përpjekje maksimale për të ndihmuar shndërrimin e FSK-së në forcë të vërtetë sigurie të Kosovës, e cila duhet të bëhet me ndërrime kushtetuese”, ka thënë veç të tjerash McCain. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU