Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku raportohet se është mbytur një vajzë 6-vjeçare nga Kosova.
Ngjarja është shënuar pak minuta më parë pranë pistës “Iliria”.
Mësohet se 6-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Vaza e vogël ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj në plazh, të cilët kishin ardhur nga Kosova për të kaluar pushimet në bregdetin e Durrësit. /l.m