“Mbi interesat vetjake, duhen vënë interesat e shoqërisë”/ Xhaçka mes lotëve tregon amanetin e fundit të major Tanushit

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shpërthyer në lot, teksa i ka dhënë mesazhin e lamtumirës major Klodian Tanushit, i cili po përcillet sot për në banesën e fundit, pasi humbi jetën gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Gjatë fjalës së saj para familjarëve, ministrja është shprehur se major Tanushi iu ka lënë një boshllëk të madh gjithë familjarëve, por edhe kolegëve e vetë ministres. Ndër të tjera, Xhaçka ka zbuluar dhe amanetin e fundit të Tanushit, që është se “mbi interesat vetjake, duhen vënë interesat e shoqërisë.

Fatkeqësisht dhimbja na u shtua përsëri, pas vdekjes së Zarife Hasanajt. Ndarja nga jeta e major Klodian Tanushit është aq e rëndë dhe aq e trishtueshme, sa është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të qetësuar sado pak zemrat e familjarëve. Edhe pse mirënjohja dhe krenari është pa kufi, sërish nuk mund ta zbusim zemrën e bërë gurë të familjarëve të tij. Jemi pranë tyre. Është shumë e dhimbshme edhe për mua që e kam njohur nga afër këtë ushtarak dhe që besoja se do ia dilte mbanë. Ai nuk ia doli duke na lënë një boshllëk të madh bashkë me humbjen e pakthyeshme. Por, ai është një njeri i rrallë. Majori e përmbushi me krenari misionin e tij, duke sakrifikuar jetën. Majori na la amanetin e fundit “mbi interesat vetjake, të vëmë interesat e gjithë shqipërisë”. Prehu në paqe të përjetshme heroi ynë, dëshmori më i ri i Atdheut”, tha Xhaçka.

Ajo ka thënë se tre fëmijët e Tanushit do të kenë gjithmonë pranë përkrhajen e Forcave të Armatosura dhe do të krenohen me gjakun e dhënë nga major Tanushi.

“Në këtë dhimbje të përbashkët, jemi pranë familjes së major Tanushit, pranë babait,Basriut, nënës, Lumturijes, vëllait,Ergysit, bashkëshortes, Semihasë dhe pranë Serxhos, Klesios dhe Darlës, që humbën babain e tyre të dhimbsur e tëpërkushtuar, me premtimin se ata do të kenë tëgjithëpërkujdesjen tonë, sot e përherë që të rriten me ndjenjën e krenarisë për veprën e babait të tyre. Është shumë e dhimbshme dhe e vështirë edhe për mua, që e kam njohur nga afër këtë ushtarak model dhe që shpresoja se do t’ia dilte mbanë në betejën e fortë që nisi me jetën; për veten e tij, për familjarët e të afërmit e tij, për të gjithë ju që po e nderoni sot këtu”, tha ministrja.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU