Mazreku “Qytetar Nderi”, Prefekti refuzon të firmosë vendimin e Këshillit

Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana deklaron se nuk e konfirmon vendimin e këshillit bashkiak për të shpallur qytetar nderi Gafur Mazrekun.

Zenel Kuçana ka vendosur të mos hedhë firmën e tij mbi vendimin e marrë nga Bashkia e Hasit për të shpallur “Qytetar Nderi” Gafur Mazrekun

Nuk konfirmoj dhënien e këtij titulli. Personi në fjalë, Gafurr Mazreku, ka qenë i dënuar më herët nga Gjykata shqiptare.”-ka thënë Kuçana.

Sipas legjislacionit shqiptar, personat që marrin tituj nderi nuk duhet të jenë të dënuar më herët, prandaj Mazrekut i hiqet e drejta për të marrë këtë titull.

Një ditë më parë, vendimi i Këshillit të Bashkisë Has për të shpallur “Qytetar Nderi” ish-deputetin e PS Gafurr Mazreku solli reagime të ashpra.

Opozita akuzoi kryeministrin Rama se provokoi rëndë duke nderuar deputetin që qëlloi me armë Azem Hajdarin në parlament.

Por Rama reagoi më pas duke e dënuar edhe ai vetë vendimin e Këshillit. Ai tha se PS ka vetëm një këshilltar në atë bashki i cili nuk votoi.

Rama tha se do i kërkojë Prefektit të mos e firmosë vendimin./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU