Maqedoni/ Presidenti Pendarovski vendos një shqiptar në krye të agjencisë së zbulimit

Erold Musliu do të jetë shqiptari i parë, i cili do të drejtojë Agjencinë e Zbulimit.

Ai u emërua nga presidenti Pendarovski. Musliu në krye të Inteligjencës vjen pas punës disa vjeçare në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Nga BDI, thonë se kjo është bërë në koordinim me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti.

Artan Grubi, deputet i BDI-së: Zoti Ahmeti ka pasur takim me zotin Pendarovski dy ditë më parë, dhe i kanë diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe çështjet kadrovike. Besoj që ka qenë një takim jashtëzakonisht i frytshëm, dhe në atë takim është diskutuar edhe kjo çështje.

Erold Musliu dhe të gjitha emërimet tjera janë vendime të mia dhe unë përgjigjem për ata – ka qenë përgjigja e Presidentit të vendit rreth emërimit të Erold Musliut në krye të Agjencisë së Zbulimit.

Ndërkaq, në Kuvend, Pushteti dhe opozita u bënë bashkë për të kaluar ligjet e sferës së sigurisë, ku siguruan se do të krijohet ambient i sigurt për qytetarët dhe se në të ardhmen asnjëherë nuk do të keqpërdoren mjetet e përgjimit./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU