Duket se kriza politike në Maqedoni po merr fund. Pas refuzimeve të vazhdueshme, Presidenti i Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov është dorëzuar më në fund dhe i ka dhënë mandatin e formimit të qeverisë kreut të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev.
“Pengesat për dhëninen e mandatit janë mënjanuar“, është shprehur presidenti Gjorge Ivanov gjatë dorëzimit të mandatit.
“Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, që ka shumicën në parlament, propozoi Zoran Zaevin të jetë kandidat të cilit do t’i besohet mandati për formimin e qeverisë,” u shpreh Ivanov.
Kutjojmë se Ivanov mori vendimin për dorëzimin e mandatit të formimin e qeverisë së re vetëm nje ditë pas përfundimit të afatit për dhënien e mandatit.
Kjo lëvizje e Ivanon vjen pas një presioni të fortë dhe të gjatë të ndërkombëtarëve dhe pasi shumica e re zgjodhi kryeparlamentarin Talat Xhaferri, i cili e kishte njoftuar Ivanovin se ngërçin do e zgjidhte Parlamenti, nëse ai nuk mandatonte Zaevin.
Më parë, Ivanov kishte kërkuar garanci për ruajtjen e shtetit dhe respektimin e Kushtetutës, ndërsa ka kundërshtuar gjatë bashkë me Gruevskin platformën e shqiptarëve. /a.ç