Manipuluan kursin e këmbimit, BE gjobit me 1 miliardë euro pesë banka

Pesë banka janë gjobitur nga Komisioni Europian me një shumë totale 1 miliardë euro, sepse krijuan kartele të paligjshme me qëllim manipulimin e kursit të këmbimit.

Katër banka në të ashtuquajturin karteli “Banana Split” – Barclays, RBS, Citigroup dhe JP Morgan – duhet të paguajnë gjithsej 811 milionë euro.

Tre banka të kartelit “Essex Express”- dy nga të cilat ishin dhe pjesë e grupimit të mëparshëm- Barclays, RBS dhe MUFG – kanë marrë 258 milionë euro gjobë.

Bankës së gjashtë, UBS, iu kursyen ndëshkimet financiare sepse tregoi ekzistencën e karteleve.

Sipas Komisionit Europian, manipulimi i tregut ka ndodhur në periudhën e viteve 2007- 2013. Komisionerja Europiane e Konkurrencës, Margrethe Vestager deklaroi se sjellja e këtyre bankave kishte minuar “integritetin e sektorit në kurriz të ekonomisë dhe konsumatorëve europiane”./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU