Manipulimi/ Vuçiç në Tiranë me ftesë të Metës, mediat e opozitës ia faturojnë Ramës

Nuk thonë kot, se një e pavërtetë e shpërndarë me kujdes, mund dhjetë të vërteta të lëna rrugës. Kështu po ndodh edhe me ardhjen në Tiranë të Presidentit serb Vuçiç pas pak ditësh. Sa për informacion, më 8-9 maj 2019, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në Tiranë Samitin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit. Kjo është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët sllovenë dhe kroatë në vitin 2010.

Njoftimi i Presidencës e bën gjithçka të qartë. Aty thuhet se “me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.

Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini”.

Prej këtij lajmi, bazuar edhe në njè deklaratë të Vetëvendosjes kundër vizitës së Vuçiç, mediat pranë opozitës ia kanë faturuar ftesën e kreut të shtetit serb, kryeministrit Edi Rama.

“Vetëvendosje” paralajmëron Ramën: Nuk e duam Vuçiç në Tiranë”, thuhej në një nga titujt e portaleve opozitare. Që Aleksandër Vuçiç vjen në Shqipëri nuk ka asgjë të keqe. Lufta ka mbaruar prej kohësh, madje dhe vetë Kosova ka nisur prej vitesh dialogun me personin në fjalë. Po pyetja e thjeshtë është, përse i duhet faturuar Ramës një gjë që është e Metës?! Ky patriotizmi për katër aspra bëhet vërtet i pështirë në momente të caktuara…

A.Rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU