Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndoqi nga afër aksionin e pastrim-higjienizimit në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku u prishën pesë objekte të paligjshme brenda territorit të spitalit.
“Çlirimi i territoreve të spitaleve nga ndërtime apo ngrehina që nuk kanë lidhje me aktivitetin e spitaleve po vijon në të gjithë vendin. Por aksioni i 100 ditëve të para të qeverisjes ka në fokus edhe higjienizimin e ambjenteve të brendshme të spitaleve, duke krijuar kushte sa me të përshtatshme për parandalimin e ndotjes dhe infeksioneve spitalore. Do të jemi dëshmitarë të një epoke të re që do të nisë në spitalin e Shkodrës, ku brenda muajit nëntor, me sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë përmes partneritetit publik privat, duke i dhënë fund historisë me infeksione spitalore për 5 mijë operacione në vit që kryhen në këtë spital”, u shpreh Ogerta Manastirliu.
Burime nga ministria në fjalë bëjnë të ditur se aktualisht po ndërtohet centrali i sterilizimit i cili do i shërbejë, jo vetëm Spitalit Rajonal të Shkodrës por edhe Spitalit Rajonal të Lezhës, Spitalit të Pukës, Spitalit të Koplikut, të cilët kryejnë rreth 7500 ndërhyrje në vit.
Manastirliu, u shpreh se investimet ne spitalin Rajonal të Shkodrës do të vijojnë me përmirësimin e furnizimit me barna dhe pajisje mjekësore.
Në kuadër të projektit të Bankës Botërore, flotës së aparaturave do ti shtohen edhe eko obsetrike-gjinekologjike, EEG, Defibrilator, inkubatore, inkubator i lëvizshëm, shiringë elektrike, elektrobisturi, laparoskop, etj. Mësohet se plani për zhvillimin e spitaleve për t’i kthyer ato në institucione të denja të kujdesit shëndetësor do të vijojë në të gjithë vendin. /b.d