Punimet për rikonstruksionin e spitalit të Krujës janë drejt përfundimit, ndërsa rreth 80 mijë banorë do të marrin shërbimin në urgjencë dhe operacione në këtë spital.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ndal sot në spitalin e Krujës për të dëgjuar vlerësimet e qytetarëve për shërbimin e ofruar nga mjekët dhe infermierët.
Përveç investimeve në spitalin e Krujës “Dr. Stefan Gjoni”, ministrja Manastirliu u shpreh se “‘kantieri i shëndetësisë’ është shtrirë në të gjithë vendin”.
“Çdo ditë nga një punë për të transformuar spitalet bashkiake, për të ofruar shërbime cilësore, të integruara dhe të aksesueshme nga të gjithë”, u shpreh ajo.
/b.d