Maliqi sulmon drejtorin e Burgjeve: I paaftë, femrave u thotë dordolece, policët i quan kaqola

Lefter Maliqi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Agim Ismailit, i cili është drejtori aktual i Burgjeve pas largimit të Stefan Çipës.

Ai ka treguar atë që sipas tij po ndodh aktualisht në burgjet shqiptare nga tenderat deri te shantazhimi i punonjësve të burgjeve dhe drejtuesve. Maliqi ka treguar edhe emailet që sipas tij ai u ka dërguar vartësve.

“Shpresoj që lufta kundër korrupsionit të jetë reale. Më bëhet qejfi që këtu lexuat dhe folët për analizën e drejtorisë së Burgjeve për 2018. Keni dhe kemi bërë punë të mira, por një pjesë të pyetje ju nuk iu përgjigjët. Edhe për drejtorët e burgjeve që janë shumica ushtarakë të aftë, por fatkeqësisht i ka vendosur politika, por kthyer në magazinerë emërime, transferime, leje.

Ju keni lëvizur për një vit 3 drejtorë të përgjithshëm, mikun tim Arben Cukon, por për shkak të zemrës së madhe dhe bindjes partiake arriti që të jetë edhe për fajin e të tjerëve pas hekurave. Sollët Stefan Cipën, filloi me pasion, por katër muaj e mbajtët, nga 26% e investimeve e coi 100%. Donte të kursente, tha do të hap një pus uji në burgun e Fierit dhe 30% të ushqimeve në burgje të tenderave që bëheshin, pasi një pjesë të ushqimit të burgosurve ua conin familjarët. Stefani bëri edhe zyrën e bukur, mua më tha më hoqën se do të më cojë kryetar bashkie, por i thash e ke gabim, pasi këta nuk i duan njerëzit që punojnë. Meqë u dhimbset, ky njeri është me meritë aty, drejtori aktual i burgjeve? Cfarë shkolle ka mbaruar pasi më rezulton se deri në 2001 ka qenë polic? A e keni parë të kaluarën e tij, është liruar për bashkëpunim në përgjim, ku akuzohej Sokol Kociu në lidhje me drogën që e bëri publik këngëtarja.

Është shkarkuar në 2004 për paaftësi. Tani bëhet drejtor i përgjithshëm i burgjeve, nuk i njeh, për katër muaj ka shkuar vetëm një Fier, por con e-mail, shantazhon, drejtorët nuk i pret. Kërcënime dhe shantazhe me drejtorin e policisë së burgjeve. Tenderat në drejtorinë e burgjeve bëhen te ministria e Brendshëm. Administrata kërkon mbështetje. Merreni dhe pyeteni të shikoni nivelin, ai kërcënon policet femra, o thotë dordolec policeve. U thotë policëve kaqola, quan kandar burgun e Vaqarrit.

Ky njeri ka marrë edhe kompetenca të jashtëzakonshme. Ai shantazhon të gjithë punonjësit dhe drejtuesit, ka kërkuar të shkarkojë dy- tre herë kunatin e n/ kryetares së Kuvendit. Një ditë mund të plasë me këtë situatë” deklaroi ai.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU