Majlinda Bregu: Stop ngacmimeve online të grave!

Komisioni Evropian ka nisur fushatën # DigitalRespect4Her për të rritur ndërgjegjësimin për dhunën në internet kundër grave dhe për të promovuar praktika të mira për të trajtuar këtë çështje.

“Shumica e ngacmimeve online të grave ndodhin në mediat sociale. 45% e qytetarëve të Evropës Juglindore janë përdorues të përditshëm të mediave sociale! Qeveritë duhet të mendojnë seriozisht në hartimin e kornizave ligjore për të ndaluar ngacmimet online, pa shkelur fjalën e lirë, ” tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), Majlinda Bregu.

RCC është e gatshme të ndihmojë për një qasje rajonale të përbashkët për të adresuar ligjet dhe politikat adekuate për ngacmimet online.

“Ne duam që çdo grua të ndiejë se mund të flasin lirisht në internet, pa frikë. Ne nuk mund të qëndrojmë sehirxhinj dhe të inkurajojmë burracakët që të venë në shënjestër gratë dhe vajzat online, tha Vera Jourova, Komisionere e BE-së për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore.

Dhuna në internet përhapet përmes mediave sociale, aplikacioneve të komunikimit, forumeve në internet, faqeve për ndarjen e videove ose videogames. Dhuna në internet mund të çojë në dëmtime psikologjike, fizike, seksuale dhe ekonomike. Për shkak të kësaj dhune gratë mund të heshtin dhe jenë më pak të pranishme në internet.

 

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU