Mafia e burgut në Koridhalos, prangosen dy avokatë grekë

olicia e Greqisë ka lëshuar dy urdhër-arreste dhe ata janë në drejtim të dy avokatëve të njohur grekë. Bëhet fjalë për avokatin e njohur  Alexander Lykourezos, por edhe atë që njihet miku i tij, avokati tjetër Theo Panagopoulos. Ndaj tyre rëndojnë akuza për bashkëpunim me elementë kriminalë dhe tentativë zhvatjeje. Gjyqtarët kanë dhënë “Ok” për arrestet, duke i konsideruar si të ligjshme, shkruan gazeta greke “Kathimerini”.

Dy avokatët kanë rënë në pranga, ndërsa dyshohet se ata punonin për llogari të të burgosurit shqiptar Klodian Lekoçaj. Lekoçaj dyshohet se i përdorte avokatët si “ushtarë të tijtë”. Sipas përgjimeve avokati grek duke cituar fjalët e Klodianit kërcënonte biznesmenët duke u vënë gjoba: Aleksandri kërkoi 2 sepse i duhen dy. Ne kemi kërkuar 5 (milion euro) dhe më beso, unë jam shqiptar dhe kam kërkuar 5.

Në një tjetër përgjim thuhet: “Ne kemi kërkuar 5 ndërkohë që na janë dhënë vetëm 1.7 (milion euro). Ju duhet të shkoni atje dhe të çoni fjalët e mia”, është njëra prej bisedave të përgjuara nga autoritetet greke mes Lekoçajt dhe Lykourezos.”

Mediat greke kanë shkruar edhe më herët për atë që njihet si “mafia e burgut” në Koridhalos, ku fajësojnë shqiptarët se e kanë krijuar organizatën mafioze, e cila ka “pjellë” edhe viktima.

Një avokat i tretë, Giorgos Antonopoulos, u arrestua me masën e sigurisë së paraburgimit më parë këtë muaj në lidhje me të njëjtin rast pasi oficerët e antiterrorizmit vërtetuan se ai kishte qenë në kontakt të vazhdueshëm telefonik me Klodian Lekotsai, me nofkën “Claudie”, që besohet të jetë kreu i bandës së burgut.

Lykourezos dhe Panagopoulos kishin përfaqësuar Antonopulos në një gjyq kundër dy të dënuarve shqiptarë të akuzuar për vrasjen e një avokati në vitin 2014. Dy të dënuarit, të dy anëtarë të bandës së Klodian Lekotsai, janë përfshirë gjithashtu në vrasjen e një avokati tjetër në Athinë, Michalis Zafeiropoulos.

 

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU