• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta selektive e Erion Braçes për “Qemal Stafën”

by S M
22/08/2019 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Debati i vonuar dhe tashmë i pavlerë për emrin e stadiumit kombëtar të futbollit, ka prodhuar megjithatë një dozë jo të vogël hipokrizie dhe gjoja-keqardhjeje, edhe nga ajo pjesë e klasës politike që ka pasur në dorë të thotë shumë kohë më parë diçka për këtë temë, por që ka preferuar të heshtë. I tillë është zv.kryeministri Erion Braçe, i cili është përfshirë këto javë në një debat publik për ruajtjen e emrit “Qemal Stafa” për stadiumin tonë të ri kombëtar, paçka se tashmë kanë nisur procedurat për gjetjen e një emri tregëtar për këtë objekt sportiv.

Le ta themi qysh në krye se heqja e emrit “Qemal Stafa” nga stadiumi kombëtar i futbollit është një gjest i debatueshëm. Figura e Qemal Stafës dhe fakti që ai mbetet një simbol i luftës, i papërlyer me asnjë prej zhvillimeve që pasuan pas viti ’44, e bën atë një simbol, më shumë sesa një funksionar apo politikan komunist. Megjithatë tashmë duket se emri i stadiumit kombëtar të futbollit do të ndryshojë, e kjo s’ka marrë udhë sot, por kohë më parë.

Ka nisur qyshse kryeministri Rama dhe kreu i FSHF Duka prezantuan para shqiptarëve maketin e stadiumit, duke e pagëzuar atë me emrin “Arena Kombëtare”. Nuk dimë të jetë regjistruar asokohe ndonjë betejë publike verbale e zotit Braçe, në lidhje me këtë gjest të Kryeministrit dhe qeverisë e Federatës së Futbollit. Kujtojmë se në atë kohë edhe shkallët e vjetra të stadiumit quheshin gërmadha të pavlera e mezi u arrit të konservoheshin.

Beteja e sotme e Erion Braçes për emrin e stadiumit është një gjest i pastër hipokrit, sepse është selektiv dhe i vonuar. Është selektiv sepse nuk u drejtua kundër emrit të parë me të cilin u pagëzua stadiumi, por kundër emrit të dytë. Është një gjest i vonuar sepse Erion Braçe di më mirë se kushdo tjetër se stadiumit kombëtar i futbollit nuk do ta mbajë më emrin “Qemal Stafa”.

Ai po bën thjesht një operacion kozmetik të majtë, për të nxitur simpatinë e asaj pjese të të majtës shqiptare, që e sheh këtë proces ndryshimi emrash, si një thikë në ije ndaj trashëgimisë së luftës dhe të kujtimit të figurave të rëndësishme të së shkuarës. Nëse ky është një gjest i vogël për t’u lëvduar, në funksion të taktikës politike të zv.kryeministrit, është gjithaq i shëmtuar në funksion të së vërtetës në lidhje me historinë e emrit të stadiumit.

Zv.kryeministri i një qeverie nuk mund të dalë kundër politikave dhe veprimeve të qeverisë së tij. Me të drejtë Rama e konsideron stadiumin e ri që po ndërtohet, si një vepër arkitektonike për t’u pasur zili. Stadiumi i ri, ciliod qoftë emri që do të mbajë, është vërtet një vepër e bukur sportive, e ndërtuar me cilësi dhe hijeshi. Sa për emrin, për të duhej debatuar, luftuar e sherrosur më parë. që në momentin që u vu kazma e parë mbi objektin e vjetër. Tani beteja është thjesht politike dhe ka formën e një akti manipulativ, më shumë sesa të një preokupimi për trashëgiminë e figurave të luftës. Emrin “Qemal Stafës” nuk po ja heq Berisha apo Basha, zoti Braçe.

Next Post
Macron “tradhton” BE-në, dakord me Trump që Rusia të ftohet në G7 vitin tjetër

Macron "tradhton" BE-në, dakord me Trump që Rusia të ftohet në G7 vitin tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In