Kriza mes Google e Huawei, kush fiton dhe kush humbet në luftën e gjigandëve

Kompanitë kryesore të SHBA kanë ndalur tregtimin me paisjeve të komunikimit Huawei, në një lëvizje që mund të ndryshojë të gjithë peizazhin e telefonisë botërore. Çështja mund të fillojë me Huawei, por do të përhapet nga konsumatorët, furnizuesit e komponentëve dhe krijuesit e tjerë të smartfonëve.

Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë më tej, shkruan Javanews, por është e qartë se disa kanë shumë për të humbur, ndërsa të tjerët kanë diçka për të fituar. Ja një të shikim i shpejtë mbi fituesit dhe humbesit.

Humbësit

Lista fillon me Huawei dhe nën-markën e tij Honor, natyrisht. Sipas asaj që deklaron Google, telefonat e tanishëm të dy markave të mësipërme, si dhe disa modele të ardhshme, do të vazhdojnë të punojnë dhe do të marrin përditësime të sigurisë dhe do të hyjnë në dyqanin virtual “Google Play”. Pra, telefoni Honor 20 (i cili do të prezantohet nesër), duhet të jetë në gjendje të nisë me sistemin Android dhe të mos përballet  menjëherë me probleme, njofton Javanews.

Por modelet aktuale mund të mbeten të kyçura në versionin Android që kanë të instaluar sot. Ky është problemi më i madh me sistemin operativ. Nuk është e qartë nëse këto telefona do të jenë në gjendje për të kaluar në Android 10 Q, sistemin e ardhshëm të Android.

Asnjë model i ri Huawei apo Honor nuk do të mund të startojë në të ardhmen me shërbimet e Google të instaluara e këtu hyjnë Gmail, Youtube etj. Ai që më së shumti ndikon nuk është dyqan i aplikacioneve “Google Play”. Huawei nuk mund të kthehet as në Amazon apo Epic për të përdorur dyqanet e tyre të aplikacioneve, pasi këto dy marka janë të lidhura me të njëjtat rregulla si Google, në raport me shtetin amerikan.

Kush do të blejë një telefon që nuk mund të instalojë shumicën e aplikacioneve dhe lojrave? Kush do të blejë një telefon që kurrë nuk mund të marrë një përmirësim të madh?

Sigurisht, telefonat Huawei dhe Honor ja kanë dalë të acancojnë pa probleme dhe pa programet e Google në Kinë, por ky është një treg i mbyllur, me përmbajtjen e vet – aplikacionet, lojërat, rrjetet sociale dhe shërbimet.

Përdoruesit gjithashtu humbasin nga ky zhvillim. Huawei ishte në ballë të teknologjisë së kamerave të lëvizshme dhe po thyente duopolin e Apple / Samsung në tregun premium të celularëve, shkruan Javanews. Telefonat Honor ofruan një alternativë për Samsung, Xiaomi dhe të tjerët në segmentin e mesit.

Google humbet gjithashtu nga ndërprerja e shkëmbimeve me Huawei. Android ishte rruga e saj për të kanalizuar përdoruesit në shërbimet e saj. Huawei dhe Honor përbënin një pjesë të konsiderueshme të atyre përdoruesve, por duke shkuar përpara, ky treg do të përfundojë (të paktën përkohësisht) për Google.

Marka e Android del gjithashtu e dëmtuar nga kjo përplasje titanësh. Sa krijues kanë filluar të pyesin nëse ata duhet të kenë një Plan B për të ardhmen? Sa e dëmton kjo krizë imazhin e Android në botë?

Huawei ka një Plan B, një sistem operativ në shtëpi, të quajtur “Hongmeng”. Nëse është apo jo gati për ta hedhur në treg, kjo është një tjetër çeshtje. Samsung në mënyrë të ngjashme investuar në sistemin e tij Tizen, por në fund vendosi që telefonat Android janë më të dëshirueshëm.

E gjithë kjo furtunë do të shkaktojë një kërdi të vërtetë edhe tek industria e furnizuesve të komponentëve të telefonave. Ndërsa Huawei ka procesorë dhe modemë të veta, për të mbështetur, ajo megjithatë nuk ka gjithçka. Për shembull, celulari “P30 Pro” përdor memorje Micron, por Micron u bashkua me radhët e kompanive që nuk i shesin më Huawei.

Tani këta furnizues të komponentëve do të duhet të gjejnë blerës të rinj për produktet e tyre. Dhe Huawei do të duhet të gjejë furnizues të rinj. Duhet do të nënshkruhen kontrata të reja, të cilat do të kërkojnë kohë dhe Huawei nuk është në një pozitë të fortë për të negociuar një çmim të mirë.

Fituesit

Prodhuesit e smartfonëve të tjerë janë fituesit e parë. Ata do të kenë më pak konkurrencë. Oppo dhe Realme i Xiaomi dhe BKK janë të zënë duke u zgjeruar në Evropë dhe në Azinë Juglindore dhe do të jenë të lumtur të gëlltitin pjesën e tortës së lënë nga Huawei dhe Honor në tregun e celulareve, informon Javanews.

Kjo mund të shtyjë Huawei të përqëndrohet më shumë në tregun e shtëpisë, në Kinë, që do të thotë se për konsumatorët kinezë do të ketë telefona të mirë me çmime të arsyeshme. Në afat të shkurtër, ata do të jenë të lumtur. Në afat të gjatë, një Huawei i dobët do të zvogëlojë konkurrencën në tregun kinez dhe kjo është zakonisht e keqe për blerësit.

Megjithatë jo gjithçka vjen për keq. Përdoruesit globalisht mund të fitojnë diçka nga kjo situatë. Fusha e sistemit operqtiv në botë dominohet sot vetëm nga Android (Apple jeton në një botë të vet), por duke shkuar përpara, mund të shohim kompanitë që të bëjnë më shumë përpjekje në telefonët me sisteme operative alternative.

Gjithsesi as Symbian (në pronësi të Nokia), as webOS (në pronësi të LG) nuk mund të përdoren si leva shpëtimi në luftën tregtare të SHBA / Kinës. Por e gjithë kjo situate mund të ndryshojë shpejt. Nëse SHBA-të e anulojnë vendimin e saj, gjërat do të vazhdojnë normalisht. Por nëse kjo zgjat disa muaj ose më shumë, krijuesit e smartfonëve dhe blerësit duhet të përshtaten me një realitet të ri.

Përgatiti Irgis Hysenaj,

Javanews

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU