Los Angelos/Shkolla do të heqë emrin e Michael Jackson nga auditori

Në SHBA vijon vala e gjatë e efekteve negative pas transmetimit të dokumentarit ” Leaving Neverland “, në të cilin thuhej se Michael Jackson ka ngacmuar seksualisht me dy fëmijë. Këtë radhë është shkolla fillore në Los Angeles, e frekuentuar nga këngëtari i njohur në vitin 1969 që ka hedhur në votim heqjen e emrit të këngëtarit të vdekur nga auditori.

Michael Jackson ndoqi këtë shkollë në vitin 1969 por e braktisi kur së bashku me ‘Jackson 5’ arrin suksesin e tij të parë me këngën, ‘I want you back’. Auditori i institutit në zemër të hollivudit në vitin 1989 mori emrin e mbretit të muzikës pop.

“Pas vëzhgimit të disa prindërve dhe anëtarëve të stafit të shkollës rreth emrit aktual të auditorit tonë, u dhamë mundësi të afërme dhe punonjësve për të vendosur në lidhje me çështjen e emrin”- ka thënë drejtoresha e shkollës, Karen Hollis.

‘Emri i këngëtarit duhet hequr, nuk është e drejtë për shkollën. Dokumentari pasqyroi një situatë shumë të qartë të situatës”- deklaroi një nga prindërit për Los Angeles Times. Ndërkohë që prindër të tjerë nuk janë dakord që t’i hiqet emri i këngëtarit të vdekur në vitin 2009 pas një overdozë.

“ Në këtë vend ka persona që kanë gjëra më të këqija, që janë dënuar dhe emrat e tyre janë ende në ndërtesa”- tha Myreon Arslan. Ndërkohë që çështja e emrit mbetet ende e hapur. (BW)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU