Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushit

Ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushit.

Dëshmori Atdheut, i cili u vra në krye të detyrës ndërsa ishte me mision në Letoni.

Arkëmorti ishte i mbuluar me flamurin e kuq dhe që mbahej në krahë nga kolegët e tij,

Për të pritur trupin e major Tanushit, në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë dalë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësministri Petro Koçi, kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat dhe familjarët e të ndjerit.

Ditën e sotme ai u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij ne Letoni.

Kush ishte major Klodian Tanushi?

Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej. Ka kryer kurse funksionale EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”. Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU