Pas shkarkimit të disa zyrtarëve, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka firmosur largimin nga detyra edhe për kreun e Burgut të Shënkollit, Kant Ndojin, pas skandalit me lirimin e një të dënuari për vrasje dhe vepra të tjera penale.
Shkarkimi është bërë me motivacionin “neglizhencë në kryerjen e detyrës”.
Një ditë më parë u shkarkuan edhe 5 zyrtarë të tjerë të këtij burgu ndërkohë drejtori juridik u arrestua.
Këto masa u morën pasi u lirua një shtetas kosovar i cili ishte dënuar me 20 vite burg p9r vepra të ndryshme në Kosovë. Në vend që ta bënin procedurat e ekstradonimit, zyrtarët e burgut të Shën-Kollit e lanë të lirë Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës./a.m.