Linja Libohovë – Gjirokastër me probleme, ka një ngërç që ka paralizuar lëvizjen e banorëve

Linjat e transportit nga njësia administrative qendër Libohovë- Gjirokastër, por edhe në drejtime të ndryshme nuk funksionojnë prej katër ditësh, duke paralizuar lëvizjen e qindra banorëve të zonës. Shoferëve u është bllokuar dokumentacioni nga task forca e Ministrisë së Transporteve, pasi janë konstatuar me shkelje duke marrë dy pasgjerë jashtë kësaj njësisë administrative. Por sipas njërit prej drejtuesve të fugonit ata janë të pajisur me leje nga Bashkia Libohovë.

Pas pezullimit të kësaj linje banorët, nxënës që frekuentojnë shkollën e mesme në Gjirokastër apo destinacione të tjera, nuk kanë mundësi tjetër përvecse me mjete private. Banorët kërkojnë zgjidhje të situatës, duke thënë se në të kundërt do të bllokojnë aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë./ i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU