Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin për amnistinë, i cili pritet t’i kalojë tashmë Kuvendit. Ky pr/ligj pritet t’iu japë lirinë rreth 700 të dënuarve.
Sipas Gjonajt, gra të dënuara me vendim të formës së prerë në burgjet shqiptare janë 54 nga të cilat 22 do të përfitojnë lirinë nga amnistia, ndërsa 28 të tjera ulje të dënimit me 1/3 e tij ndërsa 4 prej tyre nuk janë përfshirë si pjesë përfituese nga amnistia.
Ndërkohë që nga amnistia sipas kreut të Komisionit Ulsi Manja, do të përfitojnë edhe 4 të mitur ku njëri prej tyre do të lirohet ndërsa 3 të tjerët do të përfitojnë uljen e dënimit. Ky pr/ligj pritet t’iu japë lirinë rreth 700 të dënuarve.
Teksa po zhvillohej seanca dëgjimore me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për projektligjin e amninistrisë, në Komisionin e Ligjeve, ka pasur edhe debate të forta që pasuan me largimin nga mbledhja të deputetit Adratik Alimadhi, i cili pretendoi se u ndje i fyer nga kolegët e mazhorancës.
Që në fillim ai kërkoi që t’ia bënte pyetjet një e nga një ministres, por që u kundërshtua nga socialisti Bashkim Fino.
Fino: Zbato rregulloren, cdo deputet ka te drejte për të bërë pyetje, jo përgjigje të pyetjeve një nga një, pyetjet bëhen të gjitha bashkë.
Manja: Do bëjmë një përjashtim për zotin Alimadhi.
Ndërkohë që teksa ishte duke folur Alimadhi, pati ndërhyrje nga ana e socialistëve.
Alimadhi: Qeshni kur unë flas, më thoni nëse nuk më doni në komision dhe largohem. Nuk ofendoj asnjë, mos qeshni të paktën kur flas. E bëtë një opozitë që të ikte, po largohem edhe unë. Mos flisni në këtë gjuhë të pakulturë. Nëse nuk jam për këtu unë të largohem . Si diktaturë. Nuk qeshet kështu. Ku jemi këtu. Nëse unë se kam vendin këtu më çoni ku ka qenë para viteve ’90.
Pas kësaj Alimadhi u largua nga mbledhja, ndërkohë që ministrja Gjonaj vijoi raportimin për amnistinë.
g.kosovari