Leku, trend të lehtë forcimi në tre vitet e fundit

Në tregun e këmbimit valutor, Leku ka ndjekur një trend të lehtë forcimi në tre vitet e fundit, i ndikuar nga faktorët themelorë që diktojnë sjelljen e tij, si: përmirësimi i bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë, nivelet e larta të investimeve të huaja direkte, dhe reduktimi i primeve të rrezikut në tregjet e brendshme financiare.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh sot në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë, se “politika monetare lehtësuese ka kontribuar pozitivisht, mesatarisht me 0,5%, në rritjen ekonomike të dy viteve të fundit. Gjithashtu, kursi stimulues i politikës monetare ka kontribuar në qëndrueshmërinë e monedhës vendase”.

Sipas tij Banka e Shqipërisë ka në monitorim të vazhdueshëm ecurinë në tregun e këmbimit valutor dhe ndërhyrja në tregun e brendshëm valutor, si një instrument i përkohshëm dhe i jashtëzakonshëm i politikës monetare, konsiderohet e nevojshme në kushtet kur hapësirat për reduktimin e mëtejshëm të normës bazë të interesit ishin të pakta.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU