Të gjithë lojtarët Leicester City do të shpërblehen me pushime ekskluzive në Las Vegas dhe me nga një makinë luksoze Mercedes, të tipit B-Class Electric Drive.
Skuadra e Claudio Ranierit fitoi titullin duke lënë pas gjithë të mëdhenjtë dhe pronari i skuadrës, miliarderi tajlandez Vichai Srivaddhanaprabha, do t’i shpërblejë përtej çdo parashikimi.
Vlera e një Mercedest B-Class Electric Drive është rreth 33 mijë sterlina dhe parashikohet që presidenti të paguajë rreth 1 milionë për to.
D.I.