Mauro Icardi mund të largohet nga Inter. Mauro Icardi dhe Inter mund t’i ndajnë rrugët.
Kapiteni i “Nerazzurrëve” ka shkatërruar raportet me tifozët e klubit pas kritikave ndaj tyre në biografinë e publikuar në javën e fundit.
Dhe, kjo ka bërë që e ardhmja e tij në “Giuseppe Meazza” të vihet në dyshim.Në ndërkohë, mediat italiane raportojnë se ai ka marrë një ofertë për largim nga Inter, përcjell “Lajmi.net”.
Paris Saint-Germain është i gatshëm ta mirëpres në Parc des Princes, pas përfundimit të këtij sezoni. (b.an)