Lamtumirë! Apeli i fundit, major Klodian Tanushi nuk përgjigjet. Flamuri arkivolit i dorëzohet të atit

I jepet lamtumira e fundit “Deshmorit te Atdhehut” ushtarakut qe humbi jeten ne Letoni

Pas Apelit të Fundit për major, Klodian Tanushi, në nder të tij u mbajt një minut heshtje pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Më pas flamuri që mbulonte arkivolin e major Tanushit, është palosur dhe dorëzuar babait të tij. Ky i funidt me lot në sy e ka puthur duke i dhënë nderimin e fundit të birit.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si deputetë e ish ministra, bënë homazhe dhe u përkulën sot me nderim para trupit të major Tanushit.

Major Klodian Tanushi, ndërroi jetë më 10 maj, 4 ditë pas plagosjes në camp Adazi, ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hanasaj, dhe mbeti i plagosur Julian Kapaj.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU